Alarmet për bomba, Spasovski: MPB-ja po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur rreth kërcënimeve me bomba që sot u paraqitën në disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Kumanovë, deklaroi se dikasteri që ai drejton po ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve, shkruan Alsat.
“Sërish kemi marr kërcënime në adresat elektronike të disa shkollave në Shkup dhe Kumanovë. Ka një shtab të përhershëm që merret në mënyrë aktive me këtë çështje, me të gjitha këto alarme. Atje ku ka mundësi që të vërtetohet i vërtetojmë, ashtu ishte rasti me Shkupin, jemi afër që të zgjidhim këtë rast në Kavadar. Mesazhet me alarme për bomba vijnë nga mijëra adresa për shkak të përdorimit të të ashtuquajturave adresa virtuale. Policia është duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët ndërkombëtarë për zbardhjen e rasteve”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. /Alsat.mk
Ndryshe gjatë ditës së sotme alarme për bomba kishte në disa shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit dhe Kumanovës.