Maqedoni

Afrim Gashi reagon për zhvillimet në Kosovë: Mbështesim Qeverinë e Kosovës dhe popullin e saj liridashës!

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka reaguar lidhur me provokimet serbe në veriun r Kosovës.
Sipas Gashit, grupet paramilitare serbe janë të mbështetura nga Serbia.

“Eskalimi i situatës në veri të Kosovës, ku grupet paramilitare serbe, të mbështetura nga Serbia, e rrezikojnë sigurinë e Republikës së Kosovës dhe synojnë ta rrënojnë rendin kushtetues dhe sovranitetin e shtetit kosovar, janë sinjal i qartë se shteti i cili dëshiron të qëndrojë në mes vlerave perëndimore dhe ambicieve ruse, sot po shfaq pretendime të hapura ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar jo vetëm sigurinë e Ballkanit, por edhe më gjerë”, vlerëson Gashi.
Duke i dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës dhe popullit të saj liridashës, Gashi thekson se “i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që mos të lejojnë përsëritjen e skenarëve millosheviqianë, që sot i promovojnë çirakët e tij”.
“Liria e Kosovës është ujitur me gjakun e bijve të saj më të mirë dhe është realizuar në bashkëpunim me aleatët perëndimorë në frymë të vlerave të lirisë dhe të drejtës për vetëvendosje të popujve”, konstatom Gashi.