Ambasadorja gjermane në Shkup tregon se si të luftohet korrupsioni
Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se për praninë e korrupsionit në vend nuk janë fajtor vetëm politikanët, përcjell TV21. Holstein tha se vetë qytetarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të lënë para te mjekët gjatë kontrolleve ndërsa edhe mësueset nuk duhet të marrin dhurata për “8 Mars”.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikanët por edhe me të gjithë njerëzit, të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë që kur të shkojnë në mjek, nuk duhet të vendosin para në mantelin e mjekut ose mësuesja duhet ta dijë se nuk duhet të merr dhuratë për 8 Mars, që nxënësi, fëmija të ketë notë më të mirë”, tha Holstein.