Maqedoni

S’dihet nëse do të ketë takim tjetër, Kovaçevski: Nuk e kam parë më Taravarin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi nuk tregoi nëse pritet të ketë takim me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Kovaçevski tha se nuk ka pasur takim pas takimit të fundit në Qeveri me 18 nëntor të këtij viti.

“Fillimisht me z.Taravari nuk jemi parë pas takimit që kishim dhe pasi që të kemi takim, nëse mbahet, atëherë…unë i paralajmëroj çdo herë takimet e mia, e dini se edhe herën e fundit kur ishte Taravari te unë, dha deklaratë para dhe pas mbledhjes, të njëjtën e bëra edhe unë”, tha Kovaçevski.