MPB: I rrejshëm edhe denoncimi për bombë në Kriva Pallankë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimin e sotëm nga një shkollë në Kriva Pallankë se në adresën e emailit të shkollës është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një raport i rremë.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë u morën masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe pas kontrolleve u konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë”, thonë nga MPB.
Ky është rasti i parë për denoncim për bombë në Kriva Pallankë, ndërsa më herët gjatë ditës së sotme u evakuan tre shkolla për të njëjtën arsye.