Maqedoni

Transportuesit privatë nesër nga ora 6 do të bllokojnë disa rrugë të Shkupit

Transportuesit privatë sot paralajmëruan se nesër nga ora 06:00 do të bllokojnë trasenë e djathtë nga rruga para Qeverisë deri tek Salla “Boris Trajkovski”, përcjell TV21. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” sot tha se rreth 200 autobusë do të qëndrojnë para Kuvendit të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Qëllimi është që me Qytetin e Shkupit të gjendet një zgjidhje për borxhin ndaj kompanive private “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”.