Sigurimi i dëshmive për vepër të kryer penale!
AKTIVITETI REPRESIV I POLICIES:
Detyrë themelore e policisë rreth aktiviteteve të cilat njihen si akte poste delictum është të sigurojë informata kyçe dhe ndërmerr veprime të caktuara pas kryerjes së deliktit, që kanë të bëjnë me:
1. Zbulimin e veprës penale apo veprës tjetër kundërligjore;
2. Zbulimin e kryesit të asaj vepre;
3. Sigurimin e pranisë së kryesit;
4. Paraqitjen e dëshmive të rëndësishëm për procedurën penale;
5. Sigurimin e disa dëshmive.
Aktiviteti i tërësishëm paraprak të cilin e ndërmerr policia në procedure kriminalistike-juridike pas përfundimit apo përgatitjes së veprës së caktuar penale ka si rezultat të fundit paraqitjen e veprës penale me qëllim të inicimit të procedurës penale apo pengimit të saj.
Kjo veprimtari e organit të punëve të brendshme zakonisht zhvillohet me vet iniciativë në bazë të funksionit vetjak të legalizuar me detyrat dhe autorizimet që i jep Ligji i Procedurës Penale (LPP) dhe aktet tjera por në bazë të funksioneve të organeve tjera shtetërore, gjykatës penale, prokurorisë.
Sevdail Xhaferi, zv/kryeshef i SPB Kumanovë