Maqedoni

ASH: A thua çfarë faji kanë fëmijët tanë që në këtë dimër të acartë të qëndrojnë pa nxemje në shkolla!?

Ditëve të fundit jemi dëshmitar se pjesa më e madhe e shkollave me shumicë shqiptare në Shkup, konkretisht në komunat Butel dhe Çair, janë pa nxemje. Shpesh herë pyesim veten, pse çdo herë eksperimentet janë në këtë pjesë? Ndodhemi në krizë energjetike dhe po kërkohen modalitete për të zgjidhur këtë çështje. Pyetja që duhet parashtruar është SE ÇFARË NDËRMORËN INSTITUCIONET që të zgjidhet kjo krizë? Derisa u ndanë 18 milionë euro për ngrohtoret e Shkupit, përse nuk u bë zgjidhje për shkollat dhe çerdhet? Në instancë të fundit, komunat në ingerenca të të cilave janë shkollat fillore, çka ndërmorën? Nuk ka interes më madhor sesa të mbrohen brezat e ardhshëm dhe si e drejtë fundamentale është sigurimi i kushteve për mësim cilësor. Për këtë arsye përgjegjësia e parë bie mbi komunat që nuk kanë plan për zgjidhjen e këtij problemi! Çfarë ndërmori edhe Ministria e Arsimit lidhur me këtë dhe si mendon Qeveria të tejkalojë këto raste? Shumë pyetje e pakë përgjigje, si dhe aspak përgjegjësi e njerëzi. Mjerë nxënësit që këto ditë të ftohta duhet t’i kalojnë në klasat e ftohta. Fëmijët janë e ardhmja, prandaj çdokujt i bie për detyrë t’i ruaj dhe t’u ndihmojë.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Butel