Nga nesër ulet çmimi i bukës për 10% në Maqedoni
Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë.
Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.
Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori. Ulje të çmimeve në dhjetor nuk mund të priten për produktet e qumështit, të cilat sipas përpunuesve do të jenë më të lira se janari.
Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë.
Kompanitë e përshëndesin masën si një fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me masën për marzhe në shitje me pakicë.