Drejtori i Parqeve Zuhejr Rexhepi ia bën 8 me 2 këshilltares së VMRO-së: Ju jeni diktatore! (Video)
LINK VIDEO: https://fb.watch/h4NYJqs92M/
Drejtori i Ndërrmarjes Parqe dhe Gjelbërime, Zuhejr Rexhepi në preskonferencën e sotme nuk kishte retorik diplomatike duke iu përgjigjur këshilltares se VMRO-DPMNE-së, Marija Andonova, duke e cilësuar atë si diktatore bashkë me kryesuesin e këshillit të Qytetit të Shkupit,Trajko Sllavevskin njofton Agjencia e Lajmeve ALBANIAN.MK.
Ai këto komente i bëri, pasi kohë më parë këshilltarja nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Andonova kishte filluar të qesh, në momentin kur drejtori, Zuhejr Rexhepi fliste në gjuhën maqedonase para këshillit të Qytetit të Shkupit, duke iu përgjigjur këshilltarëve për punën e ndërrmarjes publike, ndërsa sot kryetari i Këshillit të Qytetit, ia kishte ndërprer fjalimin.
Drejtori Rexhepi mes tjerash theksoi se me 28 nëntor në ditën e flamurit shqiptar në vend që të jetë i lirë që të feston këtë festë të madhe të shqiptarëve, ai ka vendosur që të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit për t’i respeketuar qytetarët e Shkupit.
Më poshtë e keni preskonferencën e plot të drejtorit Zuhejr Rexhepi në mënyr integrale.
Të nderuar,
Qëndrimi diskriminues i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkup është i palejueshëm.
Në vijim teksti integral i fjalimit tim në konferencën e shtypit në Qytetin e Shkupit: -Në seancën e kaluar ndodhi një skandal për të cilin desha të vë theksin në këtë seancë, por meqë nga foltorja nuk m’u lejua ta porosis Marija Andonovën se edhe zgjedhjet e ardhshme do t’i humbin sepse në seancën e kaluar talleshin se u drejtova në gjuhën maqedonase.
Më tallnin sepse e respektoj gjuhën maqedonase. Ata do t’i humbin zgjedhjet sepse diskriminojnë dhe degradojnë, e diskreditojnë çdokënd që është ndryshe prej tyre, që flet në gjuhë të ndryshme, ato nuk janë demokratë por diktatorë.
E mbajtshin me shëndet atë që nuk dinë ta respektojnë fjalimin tim në gjuhën maqedonase, unë e respektoj gjuhën maqedonase më shumë se ata, por ato tallen. Sot nuk m’u mundësua të flas nga kjo foltore, u vërtetua edhe mënyra e veprimit të Trajko Sllaveskit, i cili në mënyrë diskriminuese ma mori të drejtën e fjalës.
Turp është për koordinatoren e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska që të hedh fjalë nga vendi se nuk ia vlen të më shikojë dhe dëgjojë dhe të dalë nga salla. Kjo e dëshmon padurimin e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
Me respekt, Zuhejr Rexhepi U.d. Drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup.