Maqedoni

Gjykata e Apelit shfuqizon dënimin me 8 vjet burg për Mijallkovin

Gjykata e Apleti ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell TV21. Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet burg. Gjykata njofton se janë respektuar ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre, me çka është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Gjykata e Apelit në Shkup ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, gjë që sipas tyre e vë në pikëpyetje gjendjen faktike dhe zbatimin e drejtë të Kodit Penal.