Maqedoni

Sulmoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 45 vjeçarin D.J. i cili ishte i denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Dje (22-nëntor) rreth orës 19:15 në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin D.J. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 46-vjeçare dhe djali i tij 23-vjeçari se i kishte sulmuar fizikisht. D.J. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.