Maqedoni

Një vjet nga tragjedia në Bullgari/ Familjarët: Mos mendoni se do ta harrojmë, zbardheni rastin sa më shpejt!

Sot bëhen pikërisht 1 vit që kur autobusi i “Besa Trans” u dogj i tëri së bashku me 45 udhëtarë të tjerë në Struma të Bullgarisë, derisa ktheheshin nga Turqia.

Te familjarët dhe të afërmit ka ende dhimbje dhe vuajtje, por edhe paqartësi pse hetimi i prokurorisë bullgare ende nuk ka përfunduar, ndërsa po vonon edhe procedura për dëmshpërblim.

Ndërkaq, Abdul-Selam Selami i cili humbi motrën dhe dhëndrin në tragjedin me Autobusin në Bullgari përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ju bën Apel organeve kompetente:

“Ky mëngjes i sodit para 1 viti ishte mëngjesi më i rënd që mund ta përjeton një trup njeriu,ishte mëngjes i errët për mua, familjen time si dhe familjarët e 45 engjujve tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bulgari! Dita ditës dhimbja më e rëndë për juve motër dhe dhëndër, u takofshim aty ku është jeta e përhershme dhe Xheneti të jetë vendëtakimi jonë i ardshëm! Organeve kompetente për zbardhjen e rastit si në shtetin tonë ashtu edhe në Bulgari ju bëj APEL sa më shpejt ta zbardhin rastin dhe në asnjë mënyrë mos të mendojn se NE familjarët do i harojm si dhe mos të luajn me ndjenjat tona!”

Mëngjesin e 23 nëntorit të vitit 2021 në autostradën Struma në zonën e fshatit Bosnek në Bullgari ndodhi një aksident trafiku, ku humbën jetën 46 pasagjerë, që të gjithë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ishin duke u kthyer nga Turqia me autobusin e agjencisë turistike “Besa-Trans”, përcjell voxnews.

Hetimi i deritanishëm fajëson shoferin, i cili ka lëvizur me shpejtësi mbi normalen. Por avokatët bullgarë që përfaqësojnë familjarët thonë se nuk mund të anashkalohen mungesat në komunikacion dhe mungesa e duhur e sinjalizimit në rrugë.