Kolumna

EDITORIAL/ Aleanca për Shqiptarët para vendimit historik

EDITORIAL nga Redaksia ZYRTARE.net

Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut kanë imponuar një moment të ri politik. Alenaca për shqiptarët, partia më e madhe opozitare, me kryetar të ri është e vendosur para një momenti shumë të rëndësishëm për të cilin moment në asnjë variant nuk i lejohet gabimi. Situata në të cilën gjendet kjo parti padyshim që e ka vendosur në një sprovë edhe vetë kreun ri të kësaj partie, Arben Taravarin.

Mes dy opsioneve që ka kjo parti, të refuzoj pjesëmarrjen në Qeveri apo të bëhet pjesë e saj. Që të dyja opsionet mbajnë në vete, dobitë por edhe rreziqet. Por lufta në Ukrainë, kriza energjetike por edhe ajo ekonomike duan Qeveri stabile, me kuadro të përgjegjshme, jo zgjedhje të reja që i kushtojnë buxhetit të shteti dhe qytetarëve miliona euro. Pra marrë parasysh të gjitha këto zhvillime, situata ia imponon domosdoshmërisht Aleancës që ti bashkohet kësaj qeverie, pra thënë troç Aleanca duhet ti thotë PO kësaj Qeverie.

Por këtë veprim për bashkangjitje në ekzekutiv, Aleanca për Shqiptarët nuk duhet ta lejoj vetën dhe numrat që ka në Kuvend kjo parti, të shfrytëzohet vetëm për krijim të komoditetit të kësaj qeverie por të jetë një pjesëmarrje në Qeveri me kushte. Si në çdo marrëveshje që vendosen kushte e detyrime, dy kushte kryesore që duhet ti vendos kjo parti për të mos iu përsëritur skenari i 2017-s (largimi nga Qeveria), janë: Jo zgjedhje të parakohshme dhe garanci për marrje të të gjithë kulaçit të dakorduar.

Hyrja në Qeveri e ASH-së, shkëput grupin e zjarrit nga BDI

Në BDI duket se situata mbetet e njejtë me grupin e pakënaqur. Edhe përkundër mbledhjeve maratonike ndasitë dhe përplasjet janë tëjet serioze. Grupi i zjarrit që ka kontrollin më të madh në terren kërkon pozicione më të fuqishme në parti dhe ekzekutiv, ndërsa krahu funksionarëtve aktual dhe të rinjë kërkojnë të “pastrojnë” partinë nga ish funksionarët. Në gjithë situatën e krijuar futja e Aleancës për Shqiptarët në shumicën paralamnetare është e qartë se do ti mundësonte komoditetin kësaj qeverie në Kuvend, por de fakto e de jure do ta eliminon edhe grupin e zjarrit në këtë parti, grupacion i cili përbën një peshë të rëndësishme si brenda subjektit me figura të cakutara por dhe në elektorat.

Kuadrot e ASH-së

Ashtu siç potencuam edhe më herët në këtë shkrim, kjo Qeveri çalon me disa kuadro, andaj i duhet një rifreskim me kuadro të reja, që padayshim ka brenda saj Aleanca për Shqiptarët. Marrja mbi supe të përgjegjësive në këtë Qeveri, në një kohë krize nuk është e lehtë, e kundërta është përgjegjësi apo ndoshta shumëkush nuk do ta merrte mbi vete përgjegjësitë e menaxhimit. Por a ka shanse për triumf, e vëshitrë por megjithatë, po, ka njerëz e kuadro që dinë të dalin fitimtarë edhe në këso situatash. Me një menaxhim të mirëfillt dhe kuadro profesionist që do të delegoheshin për menaxhim dhe udhëheqeje do tia jepnin epitetin edhe partisë si një “shpëtimtare” në kohë krizash, e performanca e së cilëve kuadro mund ta sjell ASH-në fituese në zgjedhjet e ardhshme.