Maqedoni

Sali: Sofijanova i ka kthyer të gjitha paratë në Klinikë para dorëheqjes

Para se të dorëhiqet nga funksioni, tani ish drejtorja e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova ia ka kthyer sërish klinikës mjetet e paguara financiare. Kështu ka njoftuar sot Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili megjithatë nuk shpjegoi se çfarë nënkupton me “të gjitha mjetet e paguara”.

Sofijanova u detyrua të japë dorëheqje pas hulumtimit të publikuar nga Klan Macedonia, ku vërtetoheshin keqpërdorime financiare në krye të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.