Maqedoni

Kovaçevski: Me Serbinë jemi shumë afër marrëveshjes për gazin natyror

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Beograd tha se Maqedonia është afër zgjidhjes me Serbinë për gazin natyror. Kovaçevski tha se me këtë, tepricat e gazit natyror të Serbisë do të përdoren për termocentralin tonë me gaz.

“Në këtë mënyrë industria jonë do të marrë energji më të ulët se ajo që merr në bursa dhe Serbia do të mund të kompensojë mungesën e saj të energjisë elektrike, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Shumë herë na pyetën nëse kemi një zgjidhje për këtë. Ekipet tona nuk kanë pushuar së punuari dhe mendoj se për momentin jemi shumë më afër zgjidhjes sesa që ishim në fillim”, tha Kovaçevski.