Maqedoni

Policia konfirmon zbardhjen e dhunës në Kumanovë, dhunuesit privohen nga liria

Gjatë ditës së djeshme në Kumanovë policia ka privuar nga liria 9 persona të moshës nga 18 deri në 20 vjet: R.I., F.A., A.D., K.G., A.T., A.B., A.S., A.B., dhe L.S. që të gjithë nga Kumanova dhe rrethi i Kumanovës, ndërkohë që në bisedë informative janë thirrur dhe tre të mitur nga Kumanova, shkruan Alsat.

Personat në fjalë akuzohen se me datë 14.11.2022 në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë me mjete të forta i kanë dëmtuar makinën personit B.SH nga Kumanova, pas çka ai në tentativë për tu arratisur ka dëmtuar një makinë të parkuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të gjithë personave do të ngritën padi përkatëse.
Pas masave të ndërmarra është konstatuar se bëhet fjalë për keqkuptime dhe pa elemente ndëretnike. SPB-Kumanovë apelon deri tek të gjitha mediat për raportim të saktë dhe profesional, pa spekulime rreth incidentit në fjalë. /Alsat.mk