Shqiptari nga Shqipëria Klodian Allajbeu pronar i ri i spitalit “Zhan Mitrev”?
Biznesmeni nga Shqipëria Klodian Allajbeu do të jetë pronar i ri i Spitalit Klinik “Zhan Mitrev” në Shkup. Pas skandaleve muajit e fundit që shpërthyen në media për spitalin “Zhan Mitrev” ku në kohën e pandemisë ka bërë disa keqpërdorime me pacientet me Covid 19, duket se ka pësuar një humjbe të madhe, përcjell TS.
Sipas informatave që përflitet “Zhan MItrev” ka pasur një kredi në një bankë të huaj ku ka arritur marrëveshje me biznesmenin nga Shqipëria për të marrë të gjithë kreditë dhe të shlyjë borxhet që ka spitali plus pagesa tjera.
Informatat jozyratre thonë se “Zhan Mitrev” ka pasur një kredi prej 12 milionë Euro, kjo shumë ende nuk është bërë zyrtare as nga pronari i ri e as nga i vjetri.