Kulturë

Stefkovska: Islahan’ja e Manastirit vendoset nën mbrojtje të përkohshme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve, 18 prillit, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska sot qëndroi në Manastir, ku vizitoi disa të mira të rëndësishme kulturore dhe histotike, ndër të cilat Islahanen, Shtëpinë përkujtimore të heroit kombëtar, Stevan Naumov Stiv dhe xhaminë Mehmet Efendi-Jeni.

Stefoska, së bashku me drejtoreshën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut të Manastirit, Meri Stojanova, vizitën e filluan para Islahanes, një objekt me karakter hyjnor, i ndërtuar në fund të shekullit 19, që në thelb është shkollë për zeje dhe arte nga periudha osmane.

Ministrja e Kulturës, Stefoska, në lidhje me temën ndërkombëtare për këtë vit të shënimit të 18 prillit: “E kaluar komplekse – ardhmëri e larmishme”, tha se me kremtimin e kësaj dite, ne i bëjmë nder edhe të mirës sonë të madhe kulturore, por jo vetëm që të kujtohemi se e kemi me bollëk, por edhe të na kujtojë se duhet ta ruajmë edhe përkundër të gjitha sfidave.

“Prandaj, sot dua ta bëj të ditur se Enti dhe Muzeu i Manastirit, Islahanen e vendos në listën e objekteve nën mbrojtje të përkohshme. Definimi i regjimit për mbrojtjen e saj, do të varet nga revalorizimi i objektit që është në rrjedhë e sipër”, deklaroi Stefoska.

Ministrja Stefoska përkujtoi se Islihanja e Manastirit, së bashku me atë të Selanikut, janë dy objektet e fundit të ruajtura të këtij lloji në Ballkan, nga shtatë të ndërtuarat. Islahanet, kishin një rol të jashtëzakonshëm për strehimin e fëmijëve të braktisur, jetimëve, duke u dhënë zanate dhe shumë prej tyre u rritën dhe u bënë njerëz të respektuar.

“Për fat të keq, luftërat, koha dhe neglizhenca janë pasqyruar edhe në këtë objekt të Islihanes, që në përkthim të fjalëpërfjalshëm nga gjuha turke do të thotë – vend i mirë. I tillë dhe duhet të mbetet, sepse trashëgimia kulturore është vendi ku takohen e kaluara dhe e ardhmja, ndërsa mbrojtja e saj është në të tashmen, deklaroi ministrja Stefoska, e cila gjithashtu shtoi: “Për Qeverinë, dhe për Ministrinë e Kulturës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore është amanet dhe mision për përkujdesjen e identiteteve kulturore të të gjithë qytetarëve dhe kujtesën kulturore të të gjithë neve.”

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve, ministrja Stefoska theksoi se, për realizimin e përparësive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës ka krijuar program të posaçëm për trashëgiminë kulturore në rrezik, i cili do të mundësojë mbrojtje më efektive të të mirave kulturore të rrezikuara.

Duke marrë parasysh se Islihaneja e Manastirit është në pronësi private, dhe përmes Entit dhe Muzeut të Manasirit, si institucion kompetent, vendoset në listën e objekteve nën mbrojtje të përkohshme. Stefoska apeloi: „ Aty ku shkruhet – „ Objekti është në shitje, le të shkruhet – „Objekti është nën mbrojtje”

Ndërkaq, drejtoresha Stojanova, shtoi se, aktivitetet të cilat do t’i realizojë institucioni, kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, dhe se nga ai aspekt, Islahanja si objekt është regjistruar prej kohësh dhe është pjesë integrale e Sektorit për studim, që i referohet trashëgimisë kulturore – historike të Manastirit.

Ministrja e Kulturës Stefoska, së bashku me drejtoreshën e Entit dhe Muzeut të Manastirit, Meri Stojanova dhe kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, vizitoi edhe xhaminë Mehmet Efendi-Jeni. Në këtë monument të rëndësishëm kulturor vazhdojnë gërmimet arkeologjike shumëvjeçare në oborr të xhamisë, nën themelet e së cilës, nga gërmimet e mëparshme është vërtetuar ekzistenca e objekteve kishtare. U përmend, gjithashtu se, është përgatitur projekt për konservim dhe prezantim të një pjese të zbulimeve arkeologjike, të cilat janë planifikuar, që më tej të mbeten në dispozicion për publikun. Me mjete të Ministrisë së Kulturës edhe këtë vit, vazhdon realizimi i projektit konservator për restaurimin dhe konservimin e enterierit të objektit.

Ministrja Stefoska e vizitoi edhe shtëpinë e lindjes së heroit kombëtar, Stevan Naumov – Stiv, ku siç u theksua, po bëhen përpjekje të vazhdueshme për rindërtimin e plotë të objektit. Poashtu, u tha se këtë vit planifikohen ndërhyrje të objektit, i cili varet nga dinamika dhe përparësitë, të cilat do të jenë të përcaktuara nga shërbimet kompetente të Entit dhe Muzeut të Manastirit.