Pasi humbi Putini, radhën e ka Edvini! Të protestojmë nesër me dinjitet e masovitet!
Shkruan: Ylber Pilku, New York
Shqiptarët gjatë historisë së tyre kanë zhvilluar shumë beteja për të flakur të keqen. Betejat sado që kanë qenë të veshtira, në fund kanë rezultuar me fitore.
Shqiptarët çdo herë e kanë vërejtur kur atdheu është në rrezik dhe asnjëherë nuk kanë ngurruar të mobilizohen dhe të shpëtojnë Shqipërinë.
Një periudhë kur Atdheu është në rrezik po kalojmë vitet e fundit. Një situatë unike, kur një despot dorcoi pushtetin e vet në bashkëpunim me opozitën e trukuar, solli Shqipërinë buzë greminës, që nuk e kishim paramenduar se do të ndodhë.
Shpresat tona se despotizmi i stilit putinist do të tërhiqet nga sjellja e Atdheut në rrezik, rezultuan të pabaza. Prandaj është momenti më i qëlluar për ti dalë atdheut në mbrojtje dhe për t’i thënë STOP stilit putinist të qeverisjes.
T’i themi STOP në protestën r nesërme të 12 Nëntorit, duke protestuar me dinjitet dhe masivitet.
T’i themi STOP rrezikut që i kanosen rinisë shqiptare nga fushat e kanabisit dhe drogat e Kolumbisë dhe Ekuadorit.
T’i themi STOP vjedhjes së Atdheut përmes skemave korruptive të inceneratorëve. T’i themi STOP dirigjimit të Shqipërisë nga Beogradi dhe mbeturinat e UDB-së.
Të gjitha zhvillimet janë në favor të shqiptarëve. Pas humbjes së Llavrovit dhe Putinit, i ka ardhur radha edhe Edvinit.
12 Nëntori është vetëm fillimi, që Shqipëria të largohet nga Vuçiqi e Putini, dhe të kthehet vërtetë, e jo vetëm formalisht në familjen NATO/Evropiane.