Kasami rreshtohet me Levicën e Apasievit, nuk shkon në takimin e liderëve
Bilall Kasami dhe Dimitar Apasiev janë të vetmit liderë të cilët nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në këtë takim pritet që të bisedohet për ndryshimet kushtetuese me të cilat do vazhdohen bisedimet me BE-në, por edhe për krizën energjetike dhe ekonomike.
Gjithashtu gjatë takimit, liderët e partive politike shqiptare do të kenë mundësin e bisedimit edhe për çështjen e 20%, ku pritet që të arrihet një konsensus edhe për këtë çështje.
Njohësit e rrethanave thonë se duke parë zhvillimet në Ukrainë, rreshtimi i Lëvizjes Besa me Levicën e Apasievit, e cila është e vetmja parti e cila është deklaruar si pro ruse, është shumë i rrezikshëm për shqiptarët.