Kosovë

Publikohet deklarata e Aurona Pelajt në polici: Ajo më sulmoi e para…

Aurona Pelaj është e dyshuara kryesore e sulmit të dhunshëm ndaj gruas së moshuar në Pejë, për të cilën kemi raportuar vazhdimisht në kohë reale, që nga pasditja.

Para pak çastesh ndërkaq, Sinjali ka publikuar deklaratën e saj të plotë në polici.

Më poshtë mund ta lexoni të njëjtën, teksa kujtojmë faktin se lajmi është në përditësim.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin.

Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“.