Maqedoni

Kryeministri fton në takim liderët e partive politike parlametare

Kryeministri Dimitar Kovaçeski do të ftojë në një takim liderët e partive politike parlamentare, i cili pritet të mbahet më 7.11.2022 (e hënë ) në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit.

“E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut është prioritet dhe duhet të zgjidhet me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Prandaj, gjatë ditës së nesërme do t’u dërgoj ftesë partive politike parlamentare për takim lidershipi, i cili do të mbahet javën e ardhshme, më 7 nëntor, në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ka shkruar kryeministri Kovaçevski.

Siç njofton kryeministri Kovaçevski në rrjetin social facebook, takimi ka për qëllim diskutimin për ardhmërinë evropiane të vendit, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Ndryshe ditëve të fundit edhe në bllokun politik shqiptarë është bër thirrje për takim liderësh duke pohuar se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse në këto ndryshime do të flitej për heqjen e përkufizimit “20%” nga Kushtetuta dhe i njëjti të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe.

Gjatë ditës së sotmë Lëvizja Besa inicoi takim të partive politike shqiptare rreth kërkesave për ndryshime të Amendamentit 5 të Kushtetutës. Thirrja u dejtohet të gjitha partive shqiptare për një takim të përbashkët, ku duhet të bisedohet për ndryshimin e formulimit “gjuha që e flasin 20% të qytetarëve” me “gjuhën shqipe”thonë nga Lëvizja Besa.