Kontributi i zonjës Sadete Halili, bashkëshortes së Nevzat Halilit për UT-në
Me hidhërim dhe dhimbje të thellë e morëm vesh largimin e parakohshëm nga jeta të zonjës Sadete Halili, bashkëshortes së Nevzat Halilit – veprimtarit të njohur të çështjes shqiptare.
Zonja Sadete ishte mbështetësja kryesore e aktiviteteve të profesor Nevzat Halilit, që ai i zhvilloi në ditët e para të veprimtarisë së Universitetit tonë, po ashtu për synimet politike dhe historike, për lirinë dhe demokracinë e popullit shqiptar.
Në emër të Universitetit të Tetovës, i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Halili dhe mbarë opinionit publik.
U prehtë në paqe!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës