Diaspora

Gjenerali Uesli Klark kërkon votën e shqiptarëve në Nju Jork për mikun e tij kongresmenin Max Rose (Video)

Gjenerali legjendar Uesli Klark, ndër figurat më meritore për çlirimin e Kosovës, sot ka realizuar një takim me komunitetin shqiptar në Nju Jork. Në këtë takim, Klark ka kërkuar votën e shqiptarëve për mikun e tij të ngushtë kongresmenin Max Rose në zgjedhjet që kanë filluar sot e do të mbyllen më 8 nëntor.

Klark dhe Rose në këtë takim të realizuar në Staten Islan, janë shoqëruar edhe nga miku i tyre Asllan Pilku, veprimtar shqiptar në Amerikë me prejardhje nga Dibra. Ata janë pritur nga figura të njohura të diasporës shqiptare në Nju Jork dhe kanë marë premtimin se shqiptarët masovisht do të votojnë kongresmenin Rose, si kandidat që njihet për miqesinë e madhe me diasporën shqiptare.

Në takim gjenerali Klark ka theksuar se për kongresmenin Rose është me rëndësi të madhe vota e komunitetit shqiptar.
Kurse kongresmeni Rose ka premtuar se ai edhe në të ardhmen do të jetë në disponim të kauzës shqiptare jo vetëm në Nju Jork, por në mbarë Amerikën.

“Për ne është nder që kemi mysafir legjendën e ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s, gjeneralin Uesli Klark, gjenerali që goditi pamëshirshëm maqnerinë ushtarake serbe të Sllobodan Millosheviqit. Është me rëndësi të madhe që gjithë shqiptarët do t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së tij për tia dhënë votën tonë kongresmenit Rose”, tha veprimtari Asllan Pilku.

Videon nga takimi mund ta përcillni në këtë Link: FullSizeRender