Kolumna

Kamatat e larta dhe kurthet e bankës në kohët moderne!

Shkruan: Silvana Begaj, aktiviste në diasporë

Disa qytetarë në Shqipëri, po ankohen për kamatat e larta që vendosin bankat kur ata në pamundësi vonojnë me disa ditë ose muaj pagesën për këstin e kredisë. Se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur krahasuar me një vit më parë, thuhet edhe në të dhënat e fundit të INSTAT, por jo të ardhurat.
Sipas Qeverisë shqiptare, prioritet kryesor në periudhën në vijim do të jenë edhe masat për përballje me krizën energjetike, më pare ishte tërmeti e COVID-19.
Përse nuk flet askush për sistemin bankar që po i zhyt familjet shqiptare në borxhe, disa qytetarë po paguajnë kamatën më shumë se këstin e kredisë? Ku nuk po merret asnjë masë për lehtësim edhe në këto periudha krizash? A duhet që qeveria shqiptare të ndihmojë familjet shqiptare nga kurthet dhe kthetrat e bankave që operojnë në Shqipëri?
Për bankat thuhet shpesh se të japin çadrën në ditë me diell, dhe ta marrin kur bie shi!
Personeli i bankës i paraqet normat e interesit të kredisë ndryshe, deri sa qytetari të firmosi kontratën me bankën, klientët gjatë rrugëtimit të kredisë (pagesave) detyrohen të paguajnë norma interesi të ndryshme nga kushtet që kanë firmosur në kontratë.
Pra, sot shumë qytetarë mbajnë radhën në dyert e bankave pasi ata ju cojnë email, duke ju ofruar super kredi me super norma interesi me 1%.
Sot ka banka në shqipëri që japin kredi për të blerë shtëpi 100% të kostos pa kolateral, deri këtu jemi shumë të kënaqur me politikat e bankës, por banka përse nuk ja u shpjegon klientëve që norma e interesit do ju fillojë me 1% dhe norma e interesit do t’ju rritet deri në 7% ose 8%?!
Shumë klientë të pa informuar firmosin kontratën me bankën pa e kuptuar se sa lekë duhet të paguajnë më shumë deri në përfundim të kredisë.
Personalisht nuk do ti besoja dhe as do sugjeroja të merrnit kredi tek bankat apo fondacionet që reklamojnë kredi për 7 minuta. Nuk është logjike që të bësh veprime të tilla për 7 minuta dhe aq më pak logjike veprimet që ndodhin më pas.
Nuk është nevoja të përmend emrat e bankave se kush është bankë e mirë apo e keqe, sepse asnjë bankë nuk ju mbron juve kur ju keni një hall një problem dhe vononi këstin, bankat e nivelit të dytë nuk pyesin për hallet dhe problemet tona, në momentin që dikush vonon dhe le pa paguar këstin e kredisë, bankat aplikojnë kamatën deri në sekuestrimin e pronës. Pseudobankat dhe pseudo fondacionet që japin 1 euro dhe të marrin 17 euro as nuk duhet të jenë ekzistente fare.
Në emër të shoqatës “Rrjeti Panshqiptar i Diasporës”, po i drejtohem Qeverisë Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë: Ushtroni kontroll mbi bankat, mbyllini pseudobankat që po shkatërrojnë ekonominë e shqiptarëve. Banka e Shqipërisë duhet të jetë më shumë kontrolluese tek bankat e nivelit të dytë, të prarandalojë abuzimin që ato po bëjnë tek qytetarët me normat e interesit me komisione që dalin surprizë dhe me kamatën që po i rrjepin shqiptarët.
Kërkesa: Të rregullohet ligji bankar, të përmirsohen ligjet dhe të mbrohen më shumë konsumatorët.
1- Fondacionet dhe Pseudo bankat që kanë shkelur ligjin, kanë abuzuar me klientët, të mbyllen menjëherë, ashtu sic janë mbyllur filialet e tyre në Kosovë.
2- Bankat e nivelit të dytë të ulin normat e interest. Qytetarët që marrin paga të vogla të kenë mundësi të përballojnë këstin e kredisë, të mos aplikojnë kamata tek klientët sepse kemi kaluar tre kriza të mëdha, Tërmeti, COVID-19 e tashmë jemi në krizë energjitike.
3- Guvernatori I Bankës së Shqipërisë nuk duhet të lejojë bankat e nivelit të dytë që të mashtrojnë klientët e tyre me EURIBOR, I cili sot që flasim ka arritur në ne 2.5 % .Kjo do të thotë që një klient sot që flasim paguan këstin e kredisë shumë herë më shumë se para kohës që filloi kiriza e parë që u shkaktua nga COVID-19.
Dikush nga lexuesit mund të thotë se nëse qeveria detyron bankat dhe institucionet e tjera që të mos aplikojnë kamata, qytetarët nuk do I paguajnë detyrimet që kanë! Unë mendoj që shteti është rregullatori kryesor për stabilitet dhe për zgjidhje. Ka shumë mënyra që aplikohen që të paguhen detyrimet.
Reagimi do të jetë me avokatin e shoqatës për cdo rast që më ka kontaktuar dhe I është bërë një padrejtësi. Janë të mirëpritur të gjitha rastet.