Hysni Ismaili zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Deputeti i partisë Alternativa, Hysni Ismaili, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Ai në këtë pozitë u emërua në seancën e 88-të, të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ismaili u propozua për nënkryetar të Kuvendit me nënshkrimet e 20 deputetëve.
Hysni Ismaili ka lindur më 23.6.1963 në Tetovë. E ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”, ku edhe ka specializuar. Është doktor i shkencave të mjekësisë.
Ismaili ka qenë edhe ministër i Kulturës.