Rajon - Botë

“Godet” deputeti i guximshëm nga Bujanoci: Kamberi: Serbia mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka theksuar se Serbia me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor.

Ai këtë koment e ka bërë me rastin e zgjedhjes së qeverisë së Serbisë, për të cilën Kamberi thotë se prioritetet e qeverisë mbeten të njëjta me vazhdimësinë e mohimit të përgjegjësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme.

“Vazhdimsia e Serbisë problematike;

Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt.

Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qeverisë mbeten të njëjta.

Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë.

Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.

Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale.

Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”.

Vazhdimësi në mohimin e përgjegjësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme.

Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit.

Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave.

Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”.

Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kamberi në Facebook.