Dikur kur e lexoja romanin “Sikur të isha djalë”
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Si sot e kujtojë kohën time rinore kur vrapoja pët ta gjetur dhe për ta lexuar romanin e Haki Stërmillit “ Sikur të isha djalë”: Nuk e di sa e sa herë do të e kisha lexuar përsëri .Ky roman më kishte lënë aq shumë përshtypje që nga fillimi e deri në përfundim. Isha mishëruar aq shumë me personazhin e Dijës dhe padrjtësitë që i kishin bërë asaj vetëm e vetëm pse ishte femër.Romani “ Sikur të isha djalë” kishte bërë një jehonë të madhe shoqërore dhe ishte një nga veprat, romanet ku autori Haki Stërmilli kishte pasqyruar jetën shoqërore në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky roman ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, i një vajze të re e ajo ishte Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj, Dijës lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familje të zakonshme qytetare shqiptare, ku shihej dhe ndihej prapambetja e theksuar shoqërore. Ndjehej edhe pozita e mjeruar e femërës shqiptare e cila duhej të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë dhe ate sipas ligjeve patriakale. Një jetë e tillë deri vonë ndodhi tek shumë e shumë e shumë femëra shqiptare një jetë e tillë sikurse e Dijës. Dikur filloi dalngadalë të thyhet ky akull që në ditët e sotme të mos jetë ashtu siç ishte në kohën e Dijës e cila thoshte “ Sikur të isha djalë”. Nga kjo del se femëra dhe mashkulli duhen të jenë të barabartë në çdo aspekt e jo të ndodhte dhe të ndodhë se pse është femër duhet diskriminuar. Sipas meje sot nuk është një gjë e tillë, por tërthorazi disa individë ose grupe indivindësh për interesat e tyre personale, grupore, klanore dhe…, duan të e kthejnë rrotën prapa. Sipas tyre tani femëra edhe pse është e shkolluar njejtë ose më tepër se një mashkull thuhet se femëra nuk duhet të emërohet si një udhëheqëse institucional edhe ate për asgjë tjetër vetëm pse na qenka femër. Një keqpërdorim i tillë bëhet nga ata njerëz karrierista, shpirtprishur që për intereset e tyre shpikin gjëra të tilla të pista. Sot një femër mund të udhëheqë një institucione edhe shumë më mirë se disa të ashtuquajtur “meshkuj”. Pra, në këtë shkrim unë shprehi një revoltë ndaj karrieristave dhe shpirtprishurve që femrën shqiptare nuk duan të e shohin të barabartë me mashkulli dhe që të jenë bartëse të funksioneve udhëheqëse, por duan të e shohin si Dijën e romanit të Haki Stërmillit “ Sikur të isha djalë”. Ky është një absurd mbi absurdet. Ky është një turp i turpit që nuk mund të mbulohet me asgjë.
Kllokot, 26 tetor 2022