Maqedoni

26 vjeçari tentoi ta vret një grua me thikë në stacionin policor

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26 vjeçari nga Velesi, i dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, më 17 tetor, në stacionin policor në Veles, ai ka tentuar t’i marrë jetën një gruaje e cila ishte thirrur si dëshmitare në një ngjarje të mëparshme në lagjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në një lokal për lojëra fati, nën ndikimin e alkoolit prej 1.41 promila në gjak. I dyshuari në stacion policor e ka kapur për flokët viktimën, e ka tërhequr zvarrë atë dhe i ka vendosur një thikë në qafë, të cilën e ka nxjerrë nga xhaketa.