Abedini vizitë në Prishtinë: Kosova partneri ynë më i rëndësishëm tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore
Zevendes ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini sot mori pjesë në panairin ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS në Prishtinë.
Ky panair kishte për qëllim prezantimin e prodhimeve bujqësore, pijeve dhe makinerive që përdoren në bujqësi.
“Gjithashtu realizova një takimi miqësor me zv.kryeministrin e parë z. Besnik Bislimi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Repubikës së Kosovës z. Faton Peci, ku biseduam për bashkëpunim në mes dy shteteve në fushën e bujqësisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave për IPARD-programet.
Republika e Kosovës është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore dhe është në vendin e parë për sa i përket eksporteve nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi Abedini pas pjesëmarrjes në Panair.
Ai poashtu informoi se në fushën e bashkëpunimit institucional është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në përdorimin e fondeve IPARD dhe negociatat e anëtarësimit me BE-në.
“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin në nivel dypalësh dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në proceset shumëpalëshe në të cilat marrin pjesë të dyja vendet”, theksoi Abedini.