Maqedoni

Avokati i Popullit: Qytetarët më së shumti kërkojnë mbrojtje nga përmbaruesit

Në zyrën e Avokatit të Popullit numri më i madh i parashtresave nga fusha e drejtësisë, prej vitesh i referohet problemeve me përmbarues. Për këtë shkak udhëheqësi i këtij institucioni, Naser Ziberi ka ngritur iniciativë për ndryshim dhe plotësim të dispozitave të Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe të Ligjit për përmbarim, përcjell TV21. Bëhet fjalë për ndryshimet që kanë të bëjnë me kufizimin e normës së interesit ndëshkues, e cila normë e interesit shpesh herë shndërrohet në një problem serioz dhe tejkalon shumëfish lartësinë e borxhit kryesor.

“Kërkojmë që propozuesi i autorizuar, pra Qeveria të bën ndryshim dhe të shton një nen 269-b i cili do të thotë se “Interesi ndëshkues do të ndalojë të rrjedhë kur shuma e interesit të arritur ndërsa të papaguar do t’a arrijë shumën e borxhit kryesor”. Si rrjedhojë e kësaj duhet të bëhen ndryshime edhe në Ligjin mbi përmbarimin ku është e nevojshme që të shtohet nen i ri 18-a në të cilin do te thuhet se: “Gjatë procedurës së përmbarimit kur shuma e interesit të arritur ndërsa te papaguar do të arrijë borxhin kryesor, përmbaruesi do të ndalojë me llogariten dhe pagimin edhe të interesit ndëshkues ligjor”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.