Filloi karvani informativ për vaksinim, Sali: Kundër gripit sezonal kemi siguruar 40 mijë vaksina
Filloi karvani informativ për vaksinim, i cili në tetë ditët e ardhshme do të udhëtojë në 24 lokacione në gjithë vendin, kjo me mbështetje të USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së.
Nën moton „Të mbrojtur së bashku – vaksinat ndikojnë“, karvani do t’u japë informacion komuniteteve lokale për të gjitha vaksinimet e rregullta.
“Kundër gripit sezonal kemi siguruar 40 mijë vaksina pa pagesë, të cilat duke filluar nga sot mund të merren në Qendrat e Shëndetit Publik, dhe në Shkup në tri pika në poliklinikat e Shkupit (Idadija, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar)”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.