Takohen Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti
Nga PDSH njoftojnë se dje në ambientet e Kuvendit u realizua takim në mes kryetarit të kësaj partie Menduh Thaçi dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, përcjell TV21. Nga PDSH njoftojnë se në takim temë kryesore ka qenë heqja e 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.
“Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thonë mes tjerash në njoftimin nga PDSH.