Punonjësit e Postës në grevë paralajmëruese, nuk kanë marë rrogat e shtatorit
Paga për muajin shtator ose ndërprerje të punës. Ky është mesazhi i punonjësve të Postës së Maqedonisë, të cilët nga sot nisin me ndërprerje paralajmëruese të punës prej gjysmë ore.
Ndërprerjet paralajmëruese, thonë punonjësit, do të bëhen gjatë pauzës gjysmë ore për të mos dëmtuar përdoruesit e shërbimeve të tyre, por nëse nuk paguhen ata paralajmërojnë protesta edhe para Qeverisë.
Greva e radhës tashmë është planifikuar për 29 tetor. Posta e Maqedonisë ka 2000 të punësuar.