Maqedoni

Bejta: Në Gostivar më mposhtën funksionarët e BDI-së

Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për së pari herë ka treguar se ai në garën për kryetar të Gostivarit e ka humbur nga disa funksionarë të partisë së tij.

”Disa funksionarë të BDI-së, fshehurazi punojnë për të më dobësuar mua, nuk janë angazhuar aq sa duhen dhe prandaj un kam humbur në Gostivar. Ata funksionarë vazhdojnë të jenë në BDI, kanë menduar që të fiton partija kundërshtare dhe pastaj të më hedhin akuza dhe të më burgosin. Këto shqetësime i kemi biseduar, gjithashtu i kam treguar edhe kryetarit Ali Ahmeti” – tha Nevzat Bejta.

Bejta për rikthimin e tij në kryesinë qendrore në BDI tha se ai ka sakrifikuar gjithçka në dy dekada, kurse për nënkryetarët e rinjë se pse nuk ka ndryshime ai tha se janë gjithë njerëz me përvojë.

‘‘Ka pasur gjithmonë 4 nënkryetar, pra me përvojë është Izet Mexhiti, kemi një femër, pra gjithë janë me përvojë. Unë gjithnjë si antar i BDI-së, si nënkryetar si funksionar gjithnjë e kam sakrifikuar vetën familjen për të mirën e BDI-së jo vetëm në Gostivar por në nivel nacional, gjithnjë i kam shërbyer Ali Ahmetit. Pra kështu për dy dekada kemi bërë shumë punë të mëdhaja, vlersimin do ta japin dhe e japin qytetarët” – tha Nevzat Bejta. /KlanMacedonia/