Ndërroi jetë mërgimtari nga Likova në Amerikë, Sadulla Amidi
Ka ndërruar jetë në Amerikën e largët, Sadulla Amidi nga fshati Likovë i komunës me të njëjtin emër. Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij i afërt Ajaz Emini, veprimtari i çështjes shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA, raporton Open-TV.
Amidi në SHBA kishte emigruar para 50 vitesh.
Njoftim i Ajaz Eminit, veprimtar i çështjes shqiptare në SHBA:
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë lajmërojmë të gjithë familjen, shoqërinë, dashamirët dhe komunitetin tonë se sot në moshën 68 vjeçare u nda nga jeta, nga një sëmundje e rëndë djali i dajës Sadulla Amidi, i lindur në Likovë të Kumanovës, dhe i ardhur në Amerikë para 50 vitesh.
Varrimi i të ndjerit është bë sot me 17 Tetor, pas namazit të drekës në xhaminë në Cleavlend Ohio.
Sadulla Amidi u shpêrngul nga Likova në SHBA si fëmijë, bashkë me familjen e tij para 50 vitesh.
Babai i tij Shaip Amidi asokohe ka qenë i përndjekur nga sistemi jugosllav, për shkak se nuk është pajtuar me padrejtësitë e komunizmit.
Nga ky presion është detyruar që me bashkëshorten dhe fëmijët të marë rrugën e mërgimit, rrugë që e ka dërguar deri në Amerikën e largët. Edhe pse mijëra kilometra nga vendlindja, Sadullai me familjarët e tij deri ka dhene kontribut të pamohueshëm në aktivitetet kombëtare e fetare të komunitetit shqiptar në Klivlend, qytetin më të madh të shtetit Ohio në SHBA. Për këtë arsye, ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe jo vetëm atje ku ka jetuar, por edhe në vendlindjen e tij në Likovë.