Probleme elektronike në Kuvend, s’mund të nis seanca e 88-të
Kuvendi nuk mund ta fillojë seancën e 88-të për shkak të problemeve me elektronikën. Tashmë ekipet po punojnë për eliminimin e defektit, njoftoi zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit theksojnë se për fillimin do të informojnë gjatë ditës së sotme, pasi të jenë hequr problemet teknike.
Fillimisht seanca ishte caktuar për në orën 11:00, më pas u shty për në orën 13:00 dhe për momentin nuk dihet se kur do të fillojë.
Gjatë ditës, rendi i ditës i seancës së 88-të është plotësuar vazhdimisht me pika të reja. Në rendin e ditës të kësaj seance, ndër të tjera, janë ndryshimet dhe plotësimet në ligje, si pjesë e masave për përballimin e krizës energjetike, pastaj ligji për shoqatat dhe partitë politike, si dhe zgjedhja e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale dhe dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.