A do t’i ndërrojë ministrat BDI-ja pas ndryshimeve në parti? Ja si përgjigjet Artan Grubi!
I pyetur nga TV21, zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi refuzoi të përgjigjet nëse do të ketë ndryshime në emërimin e ministrave nga radhët e BDI-së, shkruan TV21. Grubi tha se është i nderuar me pozitën e tij në parti, si anëtar i kryesisë së partisë.
“Dua të uroj të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarët anëtarët e ri të kryesisë për zgjedhjen e tyre dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtarë i kryesisë sepse deri më tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef i kabinetit të kryetarit Ahmeti”, tha mes tjerash Grubi.