Maqedoni

Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Verica Bellkovska (20) nga Berova është vajza e ndjerë për të cilën familja e saj u pajtua që t’i dhurojë organet te pacientët të cilët kanë nevojë, ndërsa mbrëmë dje 22-vjeçarit iu transplantua zemra në Klinikën e Kardiologjisë.

Vëllai i saj, Martin Bellkovski është i vetmi që ka mbetur në Berovë, ndërsa familja tjetër, motra e tij më e vjetër, babi dhe nëna e tij janë në Strumicë.

“Ishte vajzë e lumtur, gjithmonë e buzëqeshur”, thotë Martin Bellçovski për motrën e tij.

Ai sqaron se motra e tij humbi jetën për shkak të një aksidenti që u bë në vendkalim për këmbësorë në Strumicë më prill.

“Humbëm më të voglën e familjes. Në vendkalim në Strumicë një 18 vjeçar goditi me automjet dhe iku nga vendngjarja. Sa e di unë ata kanë zbuluar automjetin që goditi motrën tim, dhe më pas shoferi është paraqitur në polici”, thotë ai.

Ndryshe, krahas organit të zemrës, veshkët dhe eshtrat e saj do të dhurohen te pacientët tjerë me nevojë.