ASH: Fëmijët tani e 44 ditë pa libra, MASH po shkatërron arsimin
Aleanca për Shqiptarët, sot para Mnistrisë së Arsimit, ka reaguar për mungesën e librave nëpër shkolla. Zëdhënësi i partisë, Arben Zeqiri, ka thënë se 44 ditë fëmijët shkojnë në shkollë a libra nuk ka!
Ja dhe reagimi i plotë:
“Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar që peshojnë aq sa është e ndaluar me ligj t’i mbajnë fëmijët, tekste të përkthyera keq, mungesë mësimi të mirëfilltë… e fëmijët?! Nxënësit?! Mësuesit ankohen që është rritur dhuna midis nxënësve në klasa! Është rritur abuzimi me drogë nga moshat e mitura! Video skandaloze që xhirohen nga fëmijēt! Dhe normal se në një shkollë në ankth, me çanta bosh, ka më shumë mundësi të ketë celularë, thika, cigare dhe jo në pak raste edhe drogë!
Ministri na del dhe na thotë se librat, kujdes, disa nga librat do të dalin nga fundi i tetorit ose nga fillimi i nëntorit, njësoj sikur të fliste për një koncert rroku ose parashikim moti! Njësoj si fallxhorët që shohin filxhanë ministri shprehet për shkencat e arsimimit!
Jo z.ministër, nuk është filxhan kafeje shkolla e fëmijëve tanë! Po bën krimin më të madh që mund t’ia bësh një shoqërie në kohë paqeje!
Çdo orë, çdo ditë dhe çdo muaj është kontribut juaji dhe i Ministrisë tuaj në lënien në injorancë të fëmijëve!
Ministri na qan hallin dhe na tregon se problemi i librave është i vjetër. Po! E dimë! Por ju kujtojmë se ka zgjedhje të vazhdueshme pikërisht për të zgjidhur problemet e vjetra! Ju z.ministër ndoshta nuk jeni shkaktari i këtyre problemeve por sigurisht që jeni një nga ata që po e thellojnë hallin! Rrogën e merrni nga taksat e popullit dhe populli nuk do një ciceron të veshur me kostum që i tregon si në muze se çfarë ka dhe sa i lashtë është problemi i librave!!!
Ka nevojë për Ministër që justifikon rrogën dhe postin duke siguruar libra cilësorë dhe në kohën e duhur!
Është faj dhe poshtërsi ndaj fëmijve të heshtim para këtij skandali që po ndodh para syve tanë!
I bëjmë me dije ministrit se injoranca që po mbillni në bankat e shkollēs do ju godas dhe ju!
Mjeku i ardhshëm do jetë gjysmak se ka 44 ditë pa libra! Arkitekti i ardhshëm do jetë gjysmak se për të mbaruar plan programin në kohë ministria ka urdhëruar mësuesin e tij që ta kalojë edhe pse pa libra dhe d.m.th. dhe pa njohuri!
Gjuhët e këtij vendi do fliten e mësohen keq sepse cilësia e librave është e keqe dhe me cilësi nuk nënkuptojmë ndriçimin e letrës por përmbajtjen e tekstit!
Me mungesën e librave praktikisht ju keni mbyllur shkollat z.ministër, dhe thonë kush mbyll një shkollë hap një derë burgu!
Shkollat për të cilat veçanërisht ne shqiptarët luftuam kaq shumë, janë e drejtë e tyre absolute dhe ju as nuk keni të drejtë dhe as nuk mundeni ta mohoni!
Nga ministria kemi opsionet:
Libra plot gabime
Gjysëm librash
Fletë të fotokopjuara
Pa libra fare
Ne tani i japim këto opsione ministrit:
Botoni libra të përshtatshëm shkollorë
Botoni sa më shpejtë
Punë të mbarë
Ose pushim të mbarë dhe le të vij dikush që do dhe di ta bëj këtë punë