Arben Taravari: VMRO DPMNE me këtë politikë, e mbyll derën për koalicion me partitë shqiptare
Kryetari i komunës së Gostivarit dhe u.d Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në “Click Plus” në TV21 tha se VMRO-DPMNE duhet të rishqyrtojë politikat e saj. Sipas Taravarit, ata po largohen nga qytetarët dhe nga mundësia e koalicionit me partitë shqiptare.
“Mendoj se VMRO-DPMNE duhet të rishqyrtojë politikat e veta. “Formulimi” i tyre nuk korrespondon me partitë që janë pro integrimit të vendit në BE. VMRO DPMNE bën gabime dhe për këtë mendoj se duhet të rishikojnë politikat e tyre. Shteti duhet të ecë përpara dhe të gjithë të ndihmojmë që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt. VMRO gaboi me nismën e referendumit. Por bëjnë edhe gabime të tjera dhe kjo e zvogëlon kapacitetin e koalicionit me partitë shqiptare”, thotë Taravari.