Kolumna

Z.Pendarovski mirë që jeni solidar mr qytetarët e vendit a mund të bëheni i tillë edhe me mua

Shkruan: Ejup Berisha

I nderuari President Z. Stevo Pendarovski nëse do të sillni me të vërtetë vendim që mos të përdorni edhe ju ngrohje në residencën Presidenciale gjatë stinës së dimrit kjo është shumë në rregull sepse paraqet akt solidariteti me qytetarët e vendit i cili duhet përshëndetur dhe admiruar. Këtë gatishmëri po e dëgjojmë përher të parë këtu në rajonin e Ballakanit Perendimor dhe në shtetin tonë nga një funkcuoarë shumë i lartë shtetror dhe atë nga Presidenti i Republikës. Ballkani perendimor rajon ky i politikanëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët por që ka kohë që të njëjtët sillen si despot apo dhe si mbretër absolut dhe të cilët asnjëher nuk mendojnë të solidarizohen seriozishte me qytetarët dhe ti ndihmojnë të njejtët pavarsisht se me cfar veshterisishë dhe me cilat probleme ballafaqohen ata. Por Z. President kjo gatishmë
ri e juaja që të punoni në ambientet e Residencës tuaj Presidenciale pa ngrohje nuk e zgjidh problemin shumë serioz dhe të rëndë të ngrohjes së qytetarëve të RMV-së i cili të gjithë
neve këtu na kanoset që të na shkakton probleme serioze me shëndetin për shkak të mundësisë për ftohjen tonë. Nëse ju do ta zbatoni këtë që e keni deklaurar publikisht në opinion atëher pa ngrohje do ti leni plus edhe mbi pesëdhjetë njerëz të punësuar në Rezidencën Presidenciale që ndodhet pikërisht
në Vila Vodno në Rr.Aco Karamanov N-33A. Ne nuk do të donim që një institution shumë i rëndësishëm shtetë
ror sic është Kabineti i Presidentit të Republikës në ambientet e tij në kushte të të ftohtit ekstrem në stinën e dimrit të pret e të percjell burrshtetas dhe miq të shteteve të tjera që janë miq të vërtetë dhe të sincertë të RMV-së. Por Z President qytetarë ve të
vendit tonë u duhet zgjidhje e realte dhe afatgjate e problemit shumë të rëndë dhe tepër serioz me mungesën e ngrohjes e jo shtim të numrit të njerëzve pa ngrohje në stinën e dimrit. Z.President në Kinë thonë se: Më mirë është që njerëzit ti mësoni që të zënë peshq sesa tua jepni një peshk të vetëm për ta ngrënë
atyre, sepse kur njerëzit i mësoni që të zënë peshq këta do të hanë sa herë që të duan peshq e jo vetëmse një herë apo vetëmse atëherë kur jau jepni atyre peshkun për ta ngrënë. Z.President Qeveria dhe të gjitha institucionet kompetente shtetërore dhe publike të cilat paguhen shumë shtrenjtë për ta bërë këtë gjë këto duhet të bëjnë përpjekje dhe aktivitete intensive që të
gjejnë zgjidhje për problemin e mungesëssë ngrohjes në vendin tonë e jo ju ta bëni atë që jeni shprehur i gatshëm që ta bëni në shtetin tonë pra të solidarizoheni me qytetarët e vendit për shkak të mungesës së ngrohjes. Edhe pse thash ky vendim i juaji duhet përshendetur dhe admiruar por me të është e qartë se nuk gjendet zgjidhje për problemin shumë serioz të ngrohjes që paralajmërohet se do të mund të ndodhë. E problemet në shtet gjithmonë duhet zgjidhur në vazhdimsi dhe në ecje e jo ato të grumbullohen shumë sepse një problem mund të zgjidhet më shpejtë dhe më lehte e nëntëdhjetë e nëntë probleme nuk mund të zgjidhen edhe aq lehte e shpejtë.
E para në vijën e parë të frontit për tu siguruar ngrohje qytetarëve është Qeveria e RMV-së e udhehequr momentalisht nga Kryeministri Dimitar Kovacevski. Qeveria për këtë vit buxhetin e ka percaktuar ne 4 .4 miliard euro prandaj nëse ka nevojë ajo një miliard euro duhet ti ndanë për ti shpenzuar që të siguron ngrohje të sigurtë për qytetarët e RMV-së për stinenën e dimrit. Po aq para apo dhe më tepër do të mund të harxhojnë edhe qytetarët për tu shëruar dhe për tu rehabilituar nga ftohjet e shumta që do të mund ti pësojnë gjatë të ftohtit. Por problemi kryesor është se qytetarët nuk i kanë ato mjete e Qeveria fatmirsisht i ka të njëjtat prandaj ajo në asnjë mënyrë nuk duhet të kursej por le ti shpenzon për ti ngrohur qytetarët në stinëne ftoht të dimrit. Z. President meqë po shpreheni solidar me qytetarët bëhuni solidar edhe me mua ju lutem. Ma ofroni një vend pune në Kabinetin tuaj presidencial. Kështu edhe unë do të solidarizohem me ju e do të punoja pa ngrohje në ambientet e Kabinetit tuaj gjatë stinës së dimrit.