Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë-Shkup, humb jetën një person
Sot (30 shtator) në ora 13:20 në Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit, një biçikletë e drejtuar nga N.R.(55) nga Shkupi ka goditur një kamion të ndalur shkaku i një defekti “Volkswagen Crater” me targa të Shkupit.
Në aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ambulancës së Tetovës, përcjellë Klan M.
Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/