Pendarovski: Nuk do të shqyrtohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Republika e Maqedonisë së Veriut ka një Armatë profesionale, sipas nevojave të vendit. Vendim strategjik që do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen, duke përmbushur obligimet si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s, thotë presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Në përgjigjen e pyetjes së MIA-s, për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e djeshme të shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili propozoi kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai u përgjigj se kreu i shtetit ka bërë të mos shqyrtohet mundësia e kthimit në shërbimin e detyrueshëm në Armatë, as në periudhën e kaluar, as nuk është e hapur një mundësi e tillë për të ardhmen.
“Heqja e detyrimit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga viti 2006 dhe profesionalizimi i plotë i Armatës është një vendim që u mor në kuadër të procesit të transformimit të Armatës, sipas analizave dhe vlerësimeve të burimeve dhe nevojave të vendit, në koordinim dhe konsultim të plotë me NATO-n”, deklaroi kreu i shtetit dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura.
Kryeshefi i i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski, dje në revistën debatore “Klik Plus” tha se vendi do të fitojë shumë me kthimin në shërbimin ushtarak. Ai beson se shërbimi i një mandati ushtarak prej tre muajsh do të përgatiste kuadrin e ri të ardhshëm.
“Do të merrnim trajnime të kuadrove për çdo angazhim të mundshëm në rast zjarri, përmbytjeje, tërmetesh. Do t’i përgatiste për të gjitha këto karakteristika që i përmenda pak më parë”, tha dje Gjurçinovski.