Politika të mos veprojë e vetme por në bashkpunim me sistemin juridik
Shkruan: Ejup Berisha, politolog
Politika pa juridikun është negative, e dhunshme, e coroditur, e corientuar autoritare dhe e papranueshme ndërsa me juridikun ajo bëhet pozitive, e autoritetshme e orientuar, e frytshme dhe e pranueshme. Politika nuk e parapelqen rendin e as drejtësinë ndërsa sistemi juridik mundohet të vendos rend dhe drëjtesi. Politika është e dhënë pas forcës dhe mundësive qe ja lejon pozitioni i pakontestueshem në kierarkine shtetrore dhe atë fal posedimit të forcës së madhe fizike. Kështu që jo-rendi juridik është produkt apo peshqesh i politikës ndërsa rendi është produkt apo peshqesh i sistemit juridik. Këtu në RMV dhe më gjërë në rajonin e Ballkanit si dhe në botë fjalën kryesore dhe majën e vendit e kanë politika dhe politikanët e jo juridiku dhe juristët. Dhe kur shumica e politikanëve thonë se kanë bërë gjëra të mira e të duhura apo kanë vendosur rend dhe drejtësi atëher kjo nuk ka të bëj fare me realitetin apo thënë shkurt e cartë këta gënjejnë. Aty ku nuk thuhet dhe zbatohet realiteti sincerisht atëher aty promovohen dhe thuhen gënjeshtrat, si dhe zbatohen intrigat dhe manipulimet. Politika në qendër të vemedjes e ka vendosur politikanin me emër dhe mbiëmer ndërsa juridiku në qendër të vemendjes e ka individin anonim me të drejta detyrime dhe përgjegjsi të barabarta. Edhe Politika i përmend dhe rekomandon obligimet detyrimet dhe përgjegjësite por ajo këtë e bën vetëmse formalisht apo e bën për qëllime propagandistike ndërsa përparsi u jep privilegjeve dhe përfitimeve të individëve apo të grupeve të caktuara të tyre të afërt me të. Prandaj politika nuk duhet të jetë njëqind për qind e pavarur por në raste të caktuara e njëjta duhet të bashkpunojë dhe bashkveprojë me juridikun. Ky i fundit krijon rend dhe regull ndërsa politika i shmanget këtyre të dyjave. Politika e vetme apo e larguar dhe e shmangur nga juridiku e humb autoritetin dhe reputacionin e saj në shoqeri dhe në sy të qytetarëve. Ky realitet sot është prezent në shumicën e shteteve dhe të shoqërive botërore pra në to politika e ka humbur në mase të madhe reputacionin dhe autoritetin prandaj politika dhe politikanët sot janë zhveshur nga legjitimiteti ndërsa juridikut i mohohet mundësia që ta vendos në funkcion sistemin e ligjshëm të veprimit dhe të qeverisjes në shoqë ri dhe në shtet.