Maqedoni

“Grupi i Zjarrit” e fillon betejën, ia tregon kushtet Ali Ahmetit: Hiqe Artan Grubin!

“Grupi i Zjarrit” edhe zyrtarisht ka filluar betejën brenda BDI-së. Ata i kanë dërguar një letër kreut të partisë, Ali Ahmetit, ku thonë se në dy vitet e fundit në parti nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake, ndërsa vendimmarrja është bërë pronë individuale.

Ja dhe reagimi i plotë:

Duke e patur parasysh gjendjen e krijuar organizative përbrenda BDI-së gjatë një periudhe dyvjeçare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë që ata të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik për Integrim, ta kthejmë në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite- pra mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar. BDI nuk është thjeshtë një parti politike, por BDI është vlerë e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral. Si të tillë duhet patjetër ta kthejmë aty ku e ka vendin.
Ne konstatojmë:
-Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake!
Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale
Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake
Zgjedhjet kadrovike janë shndëruarr në privilegj të individit Artan Grubi!
Nuk ka Llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe progarmin politik gati për dy vite!
Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë (zgjedhjet e fundit në Tetovë)!
Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve!
Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovi tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revolt tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën
Përkërisht për këto arsye kërkojmë:
-Debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate
Përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv
I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kësaj situate
Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak. /SHENJA/

Në vazhdim nënshkrimet!