Hapet në Shkup takimi i tetë kushtuar sëmundjeve të rralla në Europën Juglindore
Sot në Shkup është hapur Takimi i tetë kushtuar sëmundjeve të rralla në Europën Juglindore, të organizuar nga Shoqata e Pediatërve.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në fjalimin e tij theksoi se po aplikohet një risi e rëndësishme në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.
“Nga 1 tetori do të fillojmë me skrining të hershëm për atrofinë muskulore kurrizore me qëllim të zbulimin të hershëm, diagnozës së hershme dhe fillimit të terapisë në kohë.
Shoqata e Pediatërve është partneri ynë në mbështetjen e vazhdueshme të personave me sëmundje të rralla, andaj vetëm me përpjekje dhe angazhime të përbashkëta nga të gjitha institucionet relevante dhe shoqatat nga kjo fushë do ta bëjmë të mundur avancimin e trajtimit dhe cilësisë së jetës së këtyre personave”, deklaroi ministri Sali.