Ministri Çupi fillon vizitën në Zvicër: Si të shfrytëzohen remitencat e diasporës për investime në vendlindje?
Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, ka filluar vizitën e tij në Konfederatën Zvicerane.
Në ditën e parë të vizitës, Çupi realizoi takim me shefin e stafit të IOM-it pranë OKB-së në Gjenevë, Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin Keseroviq.
“Gjatë takimit bashkëbiseduesit i njoftova për bashkëpunimin tim të mirë me zyrën përfaqësuese të IOM-it në Shkup dhe gjithashtu shpreha kënaqësinë për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur në lidhje me aktivitetet tona për projektin e Qendrave të Diasporës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për hartëzimin e diasporës sonë dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me organizatat ndërkombëtare në një nivel më të lartë”, deklaroi ministri Çupi.
Z. Ambrosi nga ana e tij ka premtuar mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të hartëzimit të diasporës sonë dhe veçanërisht në mënyrat e identifikimit të një mekanizmi të përshtatshëm për të shfrytëzuar sa më mirë remitancat e diasporës për qëllime investimi në vendin e origjinës.