Maqedoni

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së rreth nismës për referendum

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa i përket nismës për referendum për shfuqizimin Marrëveshjen për fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, përcjell TV21. Nga VMRO-ja opozitare thonë se LSDM-ja në pushtet nuk duhet të pengojë nismën, që sipas tyre është dorëzuar krejtësisht në mënyrë ligjore.

“SDS të mos ketë frikë nga populli dhe të lejojë mbledhjen e nënshkrimeve për pezullimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë
SDS të mos ketë frikë nga populli. Kuvendi duhet të lejojë që të mblidhen 150 mijë nënshkrime për Referendum. Pushteti të mos guxojë që përmes Kuvendit dhe Talat Xhaferit ta pengojë prononcimin në referendum. Kërkesa me Nismën është dorëzuar në përputhje me Ligjin për referendum te kryetari i Kuvendit, dhe nuk ka bazë ligjore që kjo të mos miratohet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja në pushtet thonë se nisma për referendum anti-evropiane dhe bëhet për të ruajtur karrigen e Mickoskit në Pallatin e Bardhë të VMRO-DPMNE-së.

“Iniciativa e Hristijan Mickoskit për referendum është një mashtrim i ri i tij ndaj qytetarëve, i cili nuk do të ketë sukses. Pas katër vitesh Mickoski kërkon referendum për marrëveshjen të cilën e ka përkrahur publikisht para zyrtarëve bullgarë. Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas në BE dhe është ekskluzivisht për përdorim të tij personal brendapartiake”, thonë nga LSDM.